75 Mall Live Search
14:58 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Ja cili është çifti i radhës që do ti jap fund beqarisë

Vetëm pak ditë nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës që u cilësua si dasma e vitit, një tjetër dasmë VIP do të ndodh brenda pak ditësh në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Arbër Hajdarin dhe partneren e tij Vlera Devolli.

Çifti pas katër vitesh së bashku po i jep fund beqarisë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre.

Mësohet se dasma do të mbahet me 1 tetor në një ambient larg Tiranës.

Të ftuarit do t’i argëtojnë Anxhela Peristeri, Klajdi Haruni dhe Bruno, Valbona Mema dhe Gena.

Arbri dhe Vlera kanë zgjedhur Tiranën për të jetuar edhe pse Vlera vie nga Kosova.