Ish-sulmuesi i Schalkes nënshkruan me skuadrën kosovare

Ferizaji ka përforcuar radhët e veta me një sulmues kroat. Bëhet fjalë për 27 vjeçarin, Mateo Panadic.
Sulmuesi kroat në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrës së famshme gjermane, Schalke 04, por që nuk kishte arritur ndonjë sukses të madh atje.

Së fundi, Panadic ishte pjesë e Rudar Velenjes në Slloveni.
Sulmuesi shtatgjatë ka përvojë edhe në futbollin suedez e austriak./Indeksonline/