Fillon ndeshja Kalev/Cramo – KB Prishtina, ky është linku ku mund ta shikoni

Ka filluar ndeshja e basketbollit mes Kalev/Cramo dhe KB Prishtinës.
Ndeshja është e vlefshme për gjysmëfinalen e kualifikimeve në FIBA Europe Cup – Grupi B, shkruan IndeksOnline.
Prishtina ka kaluar direkt në gjysmëfinale pas suksesit në vitin e kaluar ndërsa Kalev/Cramo u kualifikua pasi mbrëmë mposhti KK Cedevita Junior me rezultatin 93:73.
Skuadra fituese nga ndeshja mes Prishtinës dhe Kalev/Cramos, në finale do të përballet me një nga këto skuadra CBet Jonava, SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.
Ndeshjen Kalev/Cramo-Prishtina mund ta ndiqini përmes linkut të mëposhtëm.
/IndeksOnline/