Nagavci njofton se do të ndërtohen 5 çerdhe të reja në këto komuna të Kosovës

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se sot kanë nënshkruar kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja.
Në një postim në Facebook, Nagavci ka thënë se këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.
Sipas saj, ndërtimi i këtyre objekteve pritet të filloj javën e ardhshme
Postimi i saj në Facebook:
Edukimi i hershëm është një nga prioritetet e Qeverisë.
E lumtur që në kuadër të përmbushjes së zotimit tonë, sot nënshkruam kontratat për ndërtimin e 5 çerdheve të reja. Këto objekte do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Doberçan të Gjilanit.
Ndërtimi i këtyre objekteve pritet të fillojë javën e ardhshme.
Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja.
Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe.
Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe.