Vdes një polic në një aksident trafiku në rrugën Mitrovicë -Zveçan
Një zyrtar i policisë ka vdekur në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë -Zveçan.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Mitrovicën e Veriut, Bane Radoviq.
Nuk dihet nëse viktima ishte në detyrë zyrtare në momentin e aksidentit.