Florida përgatitet për uraganin më të fuqishëm në 100 vite

Uragani Ian ka nisur të godasë bregun e gjirit të Floridës me erëra të forta dhe shi të dendur duke bërë kështu që tani më të jetë shumë vonë që banorët të evakuohen. Erërat e forta arritën në shpejtësinë prej 250 kilometrash në orë dhe goditjen më të fortë në vijim pritet ta marrë Gjiri i Tampas.
Sipas parashikimeve shirat e dendur pritet të sjellin përmbytje të mëdha ku niveli i ujit pritet të kalojë mbi 3.7 metra.
Uragani ka lënë brigjet e Kubës perëndimore, ku shkaktoi dëme të jashtëzakonshme. Me mijëra ndërtesa janë dëmtuar, por deri më tani autoritetet nuk flasin për viktima. I gjithë vendi është prekur nga mungesa e energjisë elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave, përfshirë edhe kryeqytetin Havanë.
Zyrtarët vendas thanë se po punojnë intensivisht për rikthimin gradual të energjisë për familjet. Në rajonet perëndimore që janë edhe ndër më të goditurat, mbi 55 mijë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre, të rrezikuara nga erërat e fuqishme.