75 Mall Live Search
16:34 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Chelsea përgatit ofertë për yllin e Evertonit

Chelsea kanë filluar të përgatitën për pjesën tjetër të sezonit, ku do të garojnë edhe në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shkruan indeksonline.

Sipas njoftimeve në shtypin anglez, kampionët e Premier League do të rinovojnë interesin e tyre për të sjellë mesfushorin e Evertonit, Ross Barkley në klub pas hapjes së afatit të transferimit të dimrit muajin e ardhshëm.

Skuadra e Contes do të ketë punë për të mposhtur rivalitetin me Tottenhamin për mesfushorin.

Vlera e transferimit të tij mendohet të jetë rreth 40 milionë euro. /IndeksOnline/

Temat: