Gjilanit do t’i shtohen edhe dy çerdhe të reja

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se dy çerdhe do t’i shtohen komunës së Gjilanit.
Hyseni ka theksuar se javën e ardhshme do të nis ndërtimi i çerdhes në Gjilan dhe asaj ne Dobërçan.
“Në financim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të shtohen dy çerdhe në Gjilan”, bëri të ditur kreu i Gjilanit.
“Edukimi i hershëm, rritja e përfshirjes së sa më shumë fëmijëve në të dhe çerdhet e reja janë disa nga zotimet tona që po realizohen”, ka shtuar Hyseni.