Gjimnazi “Sami Frashëri” konfirmon se greva do të vazhdojë, flet kryetarja e sindikatës

Ajshe Zogjani, kryetare e Sindikatës në gjimnazin “Sami Frashëri”, foli për IndeksOnline ku bëri të ditur se mësimdhënësit e këtij gjimnazi kanë vendosur që të vazhdojnë grevën.
“Kemi mbajtur një mbledhje sindikata e Prishtinës, edhe është marrë një vendim që t’i pyesin këshillat e arsimtarëve, për vazhdimin apo ndërprerjen e grevës. Sot në mëngjese në orën 09:15, kemi mbajtur mbledhjen në gjimnazin ‘Sami Frashëri’, është vendosur që greva të vazhdojë deri në gjetjen e zgjedhjes së përshtatshme”, ka thënë ajo për IndeksOnline.
Zogjani theksojë së nëse behët një zgjedhje e përshtatshme e ndërprerjen grevën.
“Nëse behët ndonjë zgjedhje deri me 3 tetor, ne në momentin që behët zgjedhja atëherë ne e ndërprerjen grevën”, vijojë Zogjani./IndeksOnline/