Sekuestrohen kamion transportues me vlerë 300 mijë euro, më veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë periudhës kohore gusht-shtator 2022, ka parashtruar tri kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat janë aprovuar nga Gjykata kompetente në Gjakovë.
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe me urdhër të gjykatës, janë sekuestruar tri eskavatorë dhe një kamion transportues, të cilat kapin vlerën rreth 300 mijë euro, për shkak të dyshimit të bazuar se janë përdorur në kryerjen e veprën penale “Ndotja apo degradimi i mjedisit”.