75 Mall Live Search
21:24 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

Video/ Mësuesja kosovare pranon mesazh nga një prind: Të hënën i sjellim fëmijët në shkollë e ju mos i mësoni!

Një mësimdhënëse në Suharekë ka pranuar një mesazh aspak të zakontë nga një prind.

Prindi i një fëmiu që vijon mësimet në një nga shkollat e Suharekës, i ka dërguar “selam” mësuesës së fëmiut të tij, duke i thënë se të hënën do ta dërgojë atë në shkollë, raporton Indeksonline.

“Të hanën, nëse nuk ia nisni mësimin, kena me organizu e me i pru na fmitë në shkollë, dije. Kena me organizu e me i pru fminë në shkollë e mos t’i mësojnë toni mësuesit. Të hanën, kismet prej Zotit, nëse thojnë për mos me ia nisë, e nëse thojnë me ia nisë na i bijmë, ashtu kështu” ishte mesazhi i prindit për mësimdhënësen.

Ndërkohë, nga SBAShK-u pritet një vendim lidhur me nisjen ose jo të mësimit javën e ardhshme, pasi të diskutohet kjo gjë mes anëtarësisë./Indeksonline/