Dramë në minutat shtesë, Milani merr fitore të vështirë
Milani ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Empoli.
Rosonerët fituan me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së tetë të Serie A, shkruan Indeksonline.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Ante Rebic në minutën e 79-të.
Nedim Bajrami me një supergol nga gjuajtja e lirë barazoi rezultatin në minutën e 91-të.
Fitoren, Milani e siguroi vetëm në minutën e 95 me një gol të shënuar nga Ballo-Ture.
Golin e tretë për Milanin e shënoi Leao në minutën e shtatë shtesë.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e tretë me 17 pikë, tri pikë më pak se Napoli që kryeson tabelën. /IndeksOnline/