75 Mall Live Search
21:46 / E Diele, 02 Tetor 2022 / AR

Policia konfiskon mbi tre kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë

Kosovë ka ndaluar automjetin e tipit “VË Passat”, me targa lokale, të cilin e drejtonte shtetasi kosovar A.F, i shoqëruar nga dy pasagjerë që të tre nga Gjakova.

Pas kontrollit të automjetit, është udhëzuar që automjeti të dërgohet për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollimit të detajuar në bashkëpunim me zyrtarët doganor, në bagazhin e automjetit, saktësisht tek vendi i gomës rezervë është gjetur një thes i bardhë, brenda të cilit ishte e mbështjellë një qese/thes i zi, që dyshohet të jetë i mbushur me substancë narkotike-Marihuan me sasi të përgjithshme: 3.452 gram”,thuhet në njoftimin për media.

Tutje u tha se pas kompletimit të rastit në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti së bashku me personat e dyshuar, iu është dorëzuar njësisë së antidrogës në Gjakovë për procedurë të mëtutjeshme.