75 Mall Live Search
22:57 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / LB

Financimet ruse, Balla-Berishës: Çoje në prokurori Lulin, por ti nuk je burrë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka  replikuar me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, për financimet ruse në PD.

Ndërkohë, që Berisha akuzoi socialistët se morën në mbrojtje Bashën, Balla i kujtoi kryedemokratit se ishte PS-ja ajo që kallëzoi penalisht ish-kryetarin e PD-së në prokurori, por dosja u mbyll nga një prokuror, i cili sot është jashtë sistemit nga vettingu.

Ai ftoi Berishën që nëse ka prova të reja le ta denoncojë sërish në prokurori Lulzim Bashën.

“Luli është i joti jo i imi Sali. Tani që të doli Luli nga vatha ti thua ju e mbroni, ne që e kallëzuam. Po je burrë Sali çoje Lulin në prokurori, por ti nuk ke qenë asnjëherë burrë”, tha Balla./Abcnews.al/