Gjuajtje me armë në Fushë Kosovë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur në rrugën ‘’Nënë Tereza’’, Fushë Kosovë, sot rreth orës 20:00.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, transmeton IndeksOnline.
Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për ndriçimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin./IndeksOnline/