Legjenda angleze: Liverpuli e shiti Manen për çmimin e një filxhani çaji!
Ish sulmuesi anglez i Arsenalit, Paul Charles Merson, ka kritikuar skuadrën e Liverpulit për shitjen e Sadio Manes.
Sulmuesi senegalez gjatë kesaj veru u transferua te skuadra e Bayern Munchen për 35.1 milionë funte, transmeton IndeksOnline.
Merson ka thënë se shitja e Manes është biznesi më i keq i Liverpulit ndonjëherë.
“Të shisnin për 30 milionë paund apo më shumë, që në botën e Premier League është një filxhan çaj, a nuk do të ishte më mirë ta mbanin dhe ta linin të ikte falas?”. Merson ka shkruar në një rubrikë për Sky Sports.
“E kam thënë që nga dita e parë, për mendimin tim, shitja e Sadio Mane ishte biznesi më i keq ndonjëherë”, shtoi Merson./IndeksOnline/