75 Mall Live Search
11:54 / E Premte, 07 Tetor 2022 / k.v

​Haradinaj: T’iu qëndrojmë afër mësimdhënësve, po ndihem keq në këtë temë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i qëndrojë afër mësimdhënësve.

Ai tha se të njëjtit janë “engjëj të Kosovës” dhe nuk duhet që ata të bëhen target i luftës politike në vend.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Haradinaj tha se ndihet keq kur flitet për ketë temë, andaj tha se është e domosdoshme ekzekutimi i pagave ndaj tyre. Ai përmendi edhe kontributin e viktimave të dhunës seksuale dhe të mbijetuarëve të luftës së fundit në Kosovë.

“Së pari dy fjalë për Vasfije Krasniqin, jam njohur me historinë e saj herët. Vërtet është engjëll i yni. Sot nuk është këtu, nuk po e bëjmë për hatër të çfarëdo natyre, por është engjëll i yni. Ajo jeton me dëshmu dhimbjen tonë dhe holokaustin tonë. Po ashtu edhe Saranda Bogujevci është engjëll i yni, edhe kjo jeton me dëshmu dhimbjen tonë. Nuk guxon Kosova asnjëherë me kthyer shpinën kësaj dhimbje… Ka edhe diçka të dashur qytetarë, edhe mësuesit tanë janë engjëjt tonë, kanë qenë edhe janë edhe sot. Nuk ish dashur ata me ardh në këtë mësim tonë të luftës politike, s’duhet me i lënë pa paga, s’duhet me i lënë vetëm, pasi nuk i kemi lënë as në kohë të okupimit me u ndier vetëm. Ju bëj thirrje, veçmas deputetëve të LVV-së, mos lejoni me ardh puna deri këtë shkallë. Ka plot fusha ku mundemi me tregu kush është më i zoti, por mos të na thyhen shtizat në këtë temë. Ju siguroj se nuk po ndihem mirë që kemi ardh në këtë pikë” tha ai.