75 Mall Live Search
18:52 / E Premte, 07 Tetor 2022 / Gj. Sh

Këta janë 10 futbollistët më të paguar në botë për vitin 2022

Futbollisti i PSG-së, Kylian Mbappe është futbollisti më i paguar në botë për vitin 2022.

Forbes vlerëson se superylli francez do të fitojë 128 milionë dollarë për sezonin 2022-2023, transmeton Indeksonline.

Për herë të parë që nga viti 2014 Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë në krye të futbollistëve më të paguar në botë.

Messi është në vendin e dytë ku sipas Forbes vlerësohet se ai do të fitojë 110 milionë dollarë kurse fitimet e Ronaldos do të jenë 100 milionë dollarë.

Mbappé e ka arritur këtë sukses në moshën 23-vjeçare, e kjo falë edhe kontratës së re me PSG-në, sipas kushteve të marrëveshjes së tij, të cilat si shumica e kontratave të futbollit nuk janë publike, Mbappé do të mbledhë afërsisht 110 milionë dollarë mes pagës së tij dhe një pjese të bonusit të nënshkrimit të tij për këtë sezon, sipas ekspertëve të industrisë.

Më poshtë lista prej 10 futbollistëve më të paguar në botë për vitin 2022 sipas Forbes:

1.Kylian Mbappe – 128 milionë,

2. Lionel Messi – 110 milionë,

3. Cristiano Ronaldo – 100 milionë,

4. Neymar – 87 milionë,

5. Mohamed Salah – 53 milionë,

6. Erling Haaland – 36 milionë,

7. Robert Lewandowski – 35 milionë,

8. Eden Hazard – 31 milionë,

9. Andres Iniesta – 30 milionë,

10. Kevin De Bruyne – 29 milionë./IndeksOnline/