Nedim Bajrami sqaron festimin e tij pas golit ndaj Milanit

Një supergol ndaj Milanit dhe festa me gishtin tregues para hundës, ishin ato që tërhoqën vëmendjen te fantazisti kuqezi i Empolit, Nedim Bajrami.
Vetë fantazisti ka deklaruar se gjesti nuk ka qenë për tifozerinë e Empolit, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mire, por thjesht diçka instiktive në momentin shënimit.
“Nuk kam asgjë me tifozët dhe nuk kisha asnjë mesazh për ta. Thjesht ishte një festim instiktiv, pas atij goli, pasi më herët humba një mundësi shumë të mirë. Me tifozët e Empolit kam marrëdhënie të shkëlqyer dhe respekt maksimal për ta”, deklaroi Bajrami.