De Bruyne e merr dhuratë fanellën e Man Utd: “A duhet t’ia vë flakën”?

Kevin de Bruyne është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Evropë.
Dhe, pasi është fytyrë publike, mesfushori belg është provokuar së fundmi.
Ai ishte pjesë e fitores së madhe të Manchester Cityt në derbin e qytetit me United, 6:3.
E pas këtij triumfi, futbollistit ofanziv, i cili i dhuroi dy asistime, iu dha një dhuratë aspak e këndshme, të cilën, dorën në zemër, as që nuk e kishte imagjinuar.
Atij iu dha fanella e rivalëve të përbetuar, Man Utd pasi u shfaq në podcastin “Mid Mid” në kanalin “Play Sports”.
Fillimisht, De Bruyne qeshi, ndërsa më pas u vu në siklet kur e mori fanellën dhe e pa emrin e tij dhe numrin 17, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
“A duhet t’ia vë flakën tani?”, tha De Bruyne, duke shtuar: “Shumica e ëndrrave janë iluzione”.
Drejtuesi i emisionit që me shaka ia bëri këtë dhuratë është një tifoz i United, ndërsa e pranoi se do të ëndërronte që mesfushori belg një ditë ta veshë fanellën e “Djajve të Kuq”.