Broja gjen golin e parë me fanellën e Chelseas, City merr kreun e Premierligës

Manchester City ka treguar forcën edhe në ndeshjen ndaj Southampton.
Skuadra e Guardiolës ka fituar me rezultat 4-0 në ndeshjen e javës së 10-të të Premierligës.
Golat për Cityn i shënuan Cancelo (20’), Foden (32’), Mahrez (49’) dhe Haaland (65’), shkruan Indeksonline.
Fitore ka shënuar edhe Chelsea që ka mposhtur Wolvesin me rezultat 3-0.
Havertz në minutat shtesë të pjesës së parë, Pulisic në minutën e 54-të dhe Broja në minutën e 90-të shënuan për Blutë.
Manchester City merr përkohësisht kreun e Premierligës me 23 pikë, dy më shumë se Arsenali derisa Chelsea janë në vendin e katërt me 16 pikë. /IndeksOnline/