Dy të parët e Suharekës mirëpriten në qytetin gjerman

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, vizitoi sot qytetin Fellbah në Gjermani.
Muharremaj, i shoqëruar nga nënkryetarja Mihrije Suka, u priten në Fellbah nga e para e qytetit, Gabriele Zull.


“Fellbahu dhe Suhareka si dy qytete të binjakëzuara, në dy dekada kanë promovuar vlera të larta kulturore të bashkpunimit” shkroi Muharremaj në facebook.
I pari i Suharekës ndau dhe disa fotografi nga vizita, ku thotë se u nderua nga pritja që iu bë.

