75 Mall Live Search
22:17 / E Shtunë, 08 Tetor 2022 / C E

Prishtina e Ismet Munishit bëhet “horë” nga skuadra e fundit në tabelë

Prishtina është mposhtur në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1 nga Dukagjini, në ndeshjen e javës së 10-të të Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Iljasa Zulfiu në minutën e 30-të të ndeshjes.

Kjo është vetëm fitorja e dytë e skuadrës nga Klina këtë sezon në Superligë.

Ndërkohë për Prishtinën është ndeshja e tretë radhazi që nuk fiton.

Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në vendin e parafundit me 8 pikë derisa Prishtina e katërta me 12 pikë. /IndeksOnline/