75 Mall Live Search
17:20 / E Diele, 09 Tetor 2022 / AR

Hande Erçel jep lajmin e mirë për mbesën

Hande Erçel ka kaluar një periudhë të vështirë së fundmi pasi mbesa e saj u diagnostikua me kancer dhe ky lajm i shqetësoi fansat e aktores turke.

Pasi lajmi u përhap në media, motra e Handes, Gamze bëri të ditur se vogëlushja po trajtohet. Dy motrat ishin dje për drekë në qytet dhe u ndaluan nga gazetarët.

Sigurisht që pyetjet ishin mbi Mavin, mbesën e Handes dhe aktorja dha një lajm të mirë.

“Është mirë, gjendja e saj po përmirësohet”, tha Hande e më pas u largua me motrën e saj me makinë duke mos dhënë më shumë detaje.