75 Mall Live Search
07:20 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / MSH

Sot mot me vranësira dhe intervale dielli

Sot parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.