Aksion i hershëm i Komunës së Prishtinës, po lirohet trotuari dhe po hiqen rrethojat te Parku i Qytetit

Komuna e Prishtinës ka marrë një aksion të hershëm në fillimin e kësaj jave. Drejtori i Inspeksionit, Florian Dushi bashkë me ekipën e tij kanë dalur në terren për të inspektuar këtë aksion.
Tek rruga “Hamëz Jashari” afër parkut të qytetit në Prishtinë ka filluar lirimi i trotuarit. Poashtu, po hiqen edhe një pjesë e rrethojave që kishin “ngulfatur” këtë park të bukur.
Indeksonline merr vesh se Komuna e Prishtinës ka në projekt që menjëherë të nisë me rregullimin e një trotuari të ri i cili do të jetë në shërbim të këmbësorëve dhe jo si parking për vetura./Indeksonline/