75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / k.v

Policia ndalon veturën e 49-vjeçarit afër Skenderajt, në bagazh i gjen armë (Foto)

Në orët e pasdites së datës 9 tetor 2022, njësitet policore në Skenderaj kanë konfiskuar një armë zjarri.

Konfiskimi i armës është realizuar në fshatin Baks të Skenderajt, në kohën kur njësia policore ka ndaluar për kontrolle një automjet me targa vendore ku gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë gjuetie me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B. B.,49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve’’.