75 Mall Live Search
10:24 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / MSH

Ndalohen dy serbë në Bjeshkët e Istogut, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy meshkuj të dyshuar, shtetas serbë, janë ndaluar mesditën e djeshme në Bjeshkët e Radushës në Istog.

Sipas policisë, personat në fjalë janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

Të njëjtit, janë arrestuar.

“Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.