U godit nga raketat ruse, Ministria e Jashtme gjermane jep detaje për konsullatën e saj në Kiev

Reuters dhe BBC raportuan më herët se ndërtesa ku gjendet konsullata gjermane në Kiev, u godit nga raketat ruse.
Ndërkohë, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë ka dhënë detaje mbi sulmin që zuri vend në qendër të Kievit.
Sipas MJ-së gjermane, zyret në fjalë nuk janë përdorur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Të njëjtit kanë njoftuar se disa kolegë të tyre që kanë punuar në atë objekt, janë mirë.
“Një ndërtesë në Kiev, e cila strehon gjithashtu zyrën e vizave gjermane, u dëmtua nga zjarri i raketave mëngjesin e sotëm. Që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë, këto zyra nuk janë përdorur nga ambasada jonë. Kolegët tanë në Ambasadën në Kiev janë mirë” thuhet në postimin e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.