75 Mall Live Search
19:11 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / AR

Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, flet onkologu Ekrem Hyseni

Muaji i ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, onkologu Ekrem Hyseni foli për këtë fenomen ku bëri thirrje që gjinia femërorë të bëjnë sa më shumë kontrolle që të ketë zbulim të hershëm pasi sipas tij rezultati është pozitiv.

“Kanceri i gjirit është një problem serioz në botë por edhe në Kosovë, sepse është një prej llojit të kancerit, që po thuajse është kryesori që prej gratë, edhe çka është shumë më rendësi, ne mund të bëjmë shumë në atë aspekt që të jemi në kohë, të kem prognozë të mirë, mjeki të jetë më i thjesht dhe më i mirë dhe më pa ki mundimshëm për njerëzit. Një gjë duhet të dimë që kanceri i gjirit, nuk parandalohet, në vetëm mund të bëjmë zbulim të hershëm. Pra, e kemi ne në dorë se kur e zbulojmë. Kosova si vend më një popullatë relativisht të re, d.m.th. struktura demografikë në Kosovë, neve na nxjerr më një numër shumë më të vogël me raste të kancer të gjirit, sesa vendet që e kanë popullatën e vjetër, për arsye se, incidente, pra numri i rasteve të reja të kancerit të gjirit rritet me rritjen e moshës, neve na mundëson që të bëjmë një plan dhe strategji shumë të përshtatshme, më të cilën ne do t’i sistemonim të gjitha aktivitetet tona mjekësorë që këtë luftë të fitojmë”, ka thënë ai për IndeksOnline.

Onkologu Hyseni, theksojë së mamografi është njëra prej metodave më të përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Është shumë me rendësi që të gjitha gratë mbi moshën, 40-vjec, por në mënyre të veçantë edhe nëse nuk fillon prej moshës 40, 45 të jetë kufiri, qe të bëjnë një mamografi, më një mamografi ne mund të zbulojmë më kohë. Po e zbuluam me kohë edhe mjekimi është i thjeshtë, por njëkohësisht edhe rezultati shumë më i mirë. Të dyja të behën bashkë dhe kemi një rezultat të mrekullueshëm”, vijojë Hyseni.

Ai bëri thirrje që prej moshës 40-vjece gratë të fillojnë të bëjnë mamografin deri në tri herë në vit. Hyseni gjithashtu nuk e shmangi edhe ultrazërin apo vizitat të mjeku.

“Pas moshës 40 vjeç duhet të behët çdo vit,  për disa herë, 2-3 herë, pastaj fillon të behët çdo disa vite, pasi të marrim disa rezultate që janë negative, pra të cilat nuk kanë problem. Njëkohësisht, në raste konkrete sipas mendimit të mjekut dhe me rekomandim konkret munden të behët edhe më herët, edhe përveç mamografisë mund të behët edhe ultrazëri i gjirit edhe kontrollo dhe vizita të mjeku. Të gjitha këto kur i bëjmë së bashku, normalisht që këtë luftë përveç që e fitojmë, prognozën e përmirësojmë shumë, edhe mundimet për pacientin mund të jenë më pak pasi, marrin më pak ilaçe dhe ilaçe shumë me të lehta, ku në këto raste mund të mjekohen edhe më operacion, pa mjekime. Ne duhet të punojmë shumë që të vijmë në atë pikë që rezultatet prandaj të jene edhe ato të cilat e përcaktojnë suksesin tonë”, ka bëre të ditur ai.

Doktori për IndeksOnline bëri të ditur se Kosova qëndron në stazhin kur rastet me kancer të gjirit nën moshën 50-vjece janë të rralla. 

“Në Kosovë kanceri i gjirit është i ngjashëm me kancerin e gjirit në botë, raste paradike ka edhe ne moshën 30-vjec por janë raste tepër të rralla, ndërkohë që mbi moshën 50, vjen duke u shtuar shumë, me rritjen e moshës shtohen edhe numri i rasteve të reja, pavarësisht vendeve”, theksojë Hyseni.

Ai vijojë se vetëm këtë vit kanë qenë 400 raste të reja me ketë sëmundje, një numër shumë i madh.

“Këtë vit, sikurse edhe vitin e kaluar në presim që të kalojë 400 raste të reja me kancer të gjirit, nuk janë të prekura edhe femrat, rreth 99% janë femra, 1% është mashkull kështu zakonisht shkon trendi, edhe Kosova i nënshtrohet të njëjtat statistika, mbi 400 raste të reja të cilat nuk jemi të kënaqur me stazhin në të cilin vijnë, do të ishim shumë të kënaqur që këto raste të jenë në stazhin një dhe pasandaj stazhi një e kishte përcaktuar edhe përknozën”, tha ai.

Onkologu Ekrem Hyseni përfund dha një mesazh sensibilizues për gratë që të kenë kujdes, ne mënyrë të parandalojnë shtimin e rasteve.

“Një mesazh për të gjitha, gratë, nënat, motrat tona që jetojnë në Kosovë apo edhe diku tjetër, që të kenë kujdes për vetën e tyre dhe më atë kujdes i bijë që të bëjnë ekzaminime të cilat edhe nuk kanë kosto, edhe aparatura nëpër Kosovë sot nuk ka si para 10 vitev dhe ka një shtrirje relativisht të mirë të mamografive nëpër regjion, listat e pritjes nuk janë të gjata, kjo sëmundje nuk është shumë akute, nuk është shumë e shpejtë, ka mundësi shumë që të zënët në kohë dhe nëse e zëmë në kohë e kemi fituar betejën. Të bëhemi bashkë, të fitojmë këtë betejë ndaj kësaj sëmundje dhe dalim fitimtarë të gjithë bashkë, ekzaminimi ndihmon por sot nuk është metodë e preferuar, mamografi është ajo e cila na ndihmon të zbulojmë herët dhe përveç mamografisë, edhe ultrazëri na ndihmon, aty ne do të ishim fitimtarë. Pra, sensibilizimi është shumë më rendësi, paraqituni të mjeku për problemi më të vogël që keni edhe përveç paraqitjes bëni vizita sistematike pas moshës 45-vjece”, theksojë Doktori Ekrem Hyseni.

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën./IndeksOnline/