Këngëtarja shqiptare heq dorë nga fotoshopi, jep mesazhin e fortë

Kleoniki Delijorgji ka dhënë një mesazh shumë të fortë për të gjitha vajzat dhe gratë e fiksuara pas fotografive të edituara.
Editimi i fotove dhe filtrat janë shndërruar në një mani dhe kjo po shkon dukë u bërë çdo herë e më problem edhe tek moshat e reja.
Modelja dhe këngëtarja shqiptare ka thënë se ka hequr dorë nga filtrat duke publikuar edhe disa foto para dhe pas editimit.

Mesazhi i saj është shumë i fortë dhe duhet ta lexoni patjetër.
“Autenticiteti është një vlerë thelbësore e imja. Kam vendosur të jetoj sipas vlerave të mia. Bukuria është një tjetër vlerë e imja. Unë e dua bukurinë. Por me çfarë kostoje? Çfarë kuptimi ka të dukeni “bukur” nëse nuk ndiheni bukur? Unë nuk jam e gatshme të bëhem pjesë e kësaj më. Unë gjithmonë do të lyhem dhe do të vishem sa herë që dua sepse jam një shpirt krijues. Por unë gjithashtu mund të largohem nga shtëpia ime pa të gjitha këto dhe të ndihem ende bukur! Gjithashtu nuk ka asgjë të keqe me filtrat e Instagramit, ajo që është e dëmshme është të identifikohesh me ta dhe të mos mund të postosh pa to”, ishte mesazhi i Kleonikit.


