75 Mall Live Search
12:19 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kurteshi e quan Hazirin i pafytyrë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi, ka reaguar sot rreth deklaratave që i kishte dhënë Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri për situatën e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Haziri është i pafytyrë dhe se për këtë nuk po u përgjigjet provokimeve të tij.

Ja postimi i Kurteshit:

Letër Lutfi Hazirit,

Pa qenë asnjëherë i provokuar, kohëve të fundit,ti Lute je marr shumë me Bacin, por Baci ka heshtur. Ti e ke lehtë të merresh me fytyrat tona sepse ne kemi fytyra, por ne nuk kemi si të merremi me atë që ti nuk e ke.

Besoj që tani e ke të qartë pse unë nuk i përgjigjem provokimeve tua të ulëta. /Indeksonline/