75 Mall Live Search
09:38 / E Martë, 11 Tetor 2022 / C E

Chelsea udhëton në Milano pa tre futbollistët e formacionit të parë

Chelsea ka mbërritur mbrëmjen e së hënës në Milano për ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League kundër Milanit.

Sipas raportimeve të medieve italiane, te skuadra e Potter vihen re tre mungesa të rëndësishme siç janë Ziyech, Kante dhe Fofana.

Këtu është lista zyrtare me lojtarët që kanë mbërritur në Milano: Kepa Arrizabalaga, Jorginho, Thiago Silva, Mateo Kovacic, Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Pulisic, Ruben Loftus-Cheek, Marcus Bettinelli, Trevoh Chalobah, Edouard Mendy, Raheem Sterling, Armando Broja, De Mason, Ben Chilëell, Conor Gallagher, Reece James, Kalidou Koulibaly, Cesar Azpilicueta, Kai Havertz, Carney Chukëuemeka, Marc Cucurella.