Krasniqi pas takimit regjional evropian: Kosova përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim në Partneritetin për Qeverisje të Hapur

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka komentuar takimin regjional evropian, ku tregoj se çfarë kanë biseduar së bashku me përfaqësuesit e Komitetit Mbikëqyrës të OGP-së, atu diskutuan për rëndësinë e promovimit të qeverisjes së hapur, llogaridhënëse dhe transparente.
‘’Në kuadër të takimit regjional evropian me përfaqësuesit e Komitetit Mbikëqyrës të OGP-së diskutuam për rëndësinë e promovimit të qeverisjes së hapur, llogaridhënëse dhe transparente.
Gjatë këtij takimi, i kam informuar për angazhimin e Republikës së Kosovës në avancimin e agjendës për anëtarësim në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP’’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ai po ashtu ka bërë të ditur 5 vendimet që kanë marrë në këtë takim.
1️ Vendimi Qeveritar për krijimin e Komitetit Nacional Koordinues për hartimin e planit, komitet ky i kryesuar nga MAPL;
2️.Është bërë vlerësimi i kritereve bazë për anëtarësim në OGP, ku Republika e Kosovës ka marrë pikët maksimale;
3️.Janë zhvilluar 10 takime të Komitetit, 7 konsultime regjionale dhe janë zhvilluar 4 punëtori tematike;
4️. Mbi 300 entitete janë përfshirë në hartimin e Planit Nacional;
5️.Hartimi i Planit Nacional të Veprimit 2023-2025 ka përfunduar në tetor dhe shumë shpejt do të miratohet në Qeveri.
Ku sipas këtyre vendimeve Republika e Kosovës përmbush të gjitha kriteret për anëtarësim të plotë në Partneritetin për Qeverisje të Hapur – OGP./IndeksOnline/