75 Mall Live Search
20:52 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Blinken kërkon nga Vuçiq arritje të shpejt të marrëveshjes me Kosovën

Pas, bisedës telefonike së kryeministrit Albin Kurti me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Të njëjtën gjë sekretari Blinken e ka bërë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq.

Kjo është konfirmuar nga Presidenca e Serbisë ku kanë treguar se për çfarë kanë biseduar.

Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe Metohisë dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimet energjetike të Serbisë.

Ata rreth bisedës së Kosovës dhe Serbisë, kanë kërkuar që të arrihet një marrëveshje e shpejtë.

Çështjen e Kosovës dhe dëshirën e SHBA-së që të zgjidhet marrëveshja sa më shpejtë. Po ashtu është biseduar për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, si dhe diversifikimin e burimeve energjetike të Serbisë”.

“Sekretari i Shtetit, Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën dhe presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë./IndeksOnline/