75 Mall Live Search
00:00 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

E jashtëzakonshme, Ballkani shet të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sivassporit

Klubi i Ballkanit ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen kundër Sivassporit.

Ndeshja është e vlefshme për javën e katërt të Conference Leagu dhe zhvillohet ditën e enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Rezultatet e mira të deritashme dhe mundësit për kualifikim në fazën e eliminimit direkt, kanë bërë që shumë tifozë të interesohen të sigurojnë bileta për ndeshjen kundër Sivassporit.

Biletat kanë qenë në shitje përmes platformës online dhe te zyrat e klubit në Suharekë.

Por kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga fillimi i ndeshjes, në platformën online shihet se nuk ka mbetur asnjë biletë për ndeshjen Ballkani – Sivasspor.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i mbushur tërësisht për këtë ndeshje e cila është shumë e rëndësishme për Ballkanin./IndeksOnline/