Publikohet kënga e re e Art Abazit

Ka një stil të veçantë të të kënduarit, ani pse vjen rrallë me projekte muzikore.
Fjala është për Art Abazin, i cili sonte në kanalin Youtube ka hedhur projektin e titulluar ‘Jeta’.
Teksti i kësaj kënge u thur nga Rozana Radi, derisa, muzika mban vulën e Gent Mytaraj dhe vetë Artit.
Projekti muzikor u finalizua edhe me klip mjaft interesant.
Arti s’do e përmbyll vitin 2022 me këtë këngë, por, do e lansojë edhe një projekt tjetër me 10 nëntor, ditën kur feston ditëlindjen e tij.