75 Mall Live Search
10:39 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / B O

Jo vetëm për mercenarët, tani edhe ushtria e rregullt ruse po rekruton të burgosur

Që nga 24 shkurti, ushtria ruse ka nisur një luftë agresioni kundër Ukrainës.

Forcat e armatosura ruse u shtynë së fundmi nga ushtria ukrainase në lindje dhe jug. Kundërofensiva ishte e suksesshmefalë dërgesave të armëve nga SHBA dhe Evropa.

Më 10 tetor, raketat ruse goditën qytete anembanë Ukrainës. Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë përshkallëzimi i fundit i konfliktit.

Ushtarë të rekrutuar në burg

Pas rekrutimit të të burgosurve për trupat mercenare ruse, tani edhe ushtria e rregullt ruse po rekruton ushtarë nga burgu për luftën në Ukrainë sipas aktivistëve të të drejtave civile dhe mediave.

“Që nga fundi i shtatorit, Ministria e Mbrojtjes ka filluar me rekrutimin e të dënuarve”, shkruante të martën portali “Vashnye Istorii”.

Media kritike ndaj Kremlinit raportoi për vizitat e ushtarakëve në rajonin Ryazan pranë Moskës dhe në Stavropol në Kaukazin e Veriut. Aktivistët e të drejtave civile nga Gulagu.net kishin raportuar më parë për tentativa për rekrutime pa leje në rajonin e Nizhny Novgorod.

Grupi mercenar “ëagner”, i financuar nga i besuari i Putinit, Yevgeny Prigozhin, ka rekrutuar të burgosur për përdorim në Ukrainë që nga vera. Një video e shpërndarë në rrjetet sociale me sa duket tregon vetë Prigozhin duke u shfaqur para të burgosurve dhe duke u premtuar atyre lirim nëse angazhohen të shërbejnë si mercenarë në Ukrainë për gjashtë muaj. /IndeksOnline/