75 Mall Live Search
11:16 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / C E

Sot zhvillohet “El Clasico” e basketbollit kosovar, Trepça pret në shtëpi Sigal Prishtinën

Sonte do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në basketboll, ku Trepça e pret në shtëpi gjigantin, Sigal Prishtina.

Përballja e sotme, e cila cilësohet edhe si “El Clasico” e basketbollit kosovar, fillon nga ora 19:00 dhe zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Në sezonin e kaluar të dy këto skuadra arsyetuan epitetin e këtij derbi, ku e kishin mposhtur njëra tjetrën nga dy herë.

19:00 KB Trepça – Sigal Prishtina (Palestra Minatori-Mitrovicë)