75 Mall Live Search
13:24 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Bajrami liston ”rekordet” e Kurtit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit ku ky i fundit deklaroi se “po ja thyejmë rekordet vetës”.

Ajo tha se ka kaluar koha kur qytetarët, ju kanë vlerësuar sipas fjalimeve dhe frazave të bukura, ku i quajti propagandë deklarimet e sotme të Kryeministrit.

Gjithashtu Bajrami me ironi, tha se ka disa ‘’rekorde’’ që janë thyer nga kjo qeveri duke i listuar disa nga ato që nuk mund të quhen si të arritura,

‘Inflacioni sipas Bankës Botërore Si rezultat i rritjes së çmimeve janë rritë të hyrat nga Dogana dhe ATK-ja. Qeveria ka marrë tatime e taksa nga qytetarët e bizneset dhe po i mbani në llogari, po i leni të zhvlerësohen.

42 mijë qytetarë kanë emigruar vetëm vitin e kaluar. Sipas sondazheve të këtij viti, çdo i dyti qytetar dëshiron të ikë nga këtu.

Rekord  keni thyer edhe me mos punë: Investimet kapitale janë më të ulëtat që nga shpallja e pavarsisë.

Rekord keni thyer edhe në shëndetësi: Shëndetësia është përkeqësuar, e thonë mjekët dhe pacientët që asnjëherë s’ka qenë më keq. Ketë e dini dhe ju se keni marrë funksion ezekutiv tani.

Rekord është thyer edhe në thëllimin e bilancit tregtar (2021: 3.9 mld. deficiti tregtar d.m.th. 4.6 mld. importe) e Serbia është kthy si partneri kryesor tregtar”, tha Bajrami.

Po thoni që keni kriju 40 mijë vende pune. Nuk është e vërtetë. Në vitin 2021 sipas raporti të ZKA-së 62,417 persona kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet lokale dhe nacionale si dhe plot 42,000 kanë emigruar, ndikim ky i drejtëpërdrejt i uljës së shifrave të atyre që kërkojnë punë.

Rekord keni thyer edhe bilancin bankar. Qeveria në vend që t’i ketë në qarkullim po i mban të bllokuara rreth 700 milionë euro, të cilat janë zhvelërsu për 140 milionë euro, për shkak të rritjes së çmimeve.

Keni thyer të gjitha rekordet në keqmenaxhimin e krizës energjetike. Reduktime në gusht, asnjë kontratë për furnizim me energji, kanë dështu remontet e blloqeve edhe vitin e kaluar por këtë vit dështimet janë edhe më të mëdha.

Duhet të përmendet gjithashtu ngritja e çmimit të rrymës në fillim të këtij viti: 85% tarifa e lartë dhe 104% tarifa e ulët, mungesa e investimeve të huaja, ikja e të rinjëve, sidomos fuqisë së kualifikaur punëtore, ikja e mjekëve, greva në arsim dhe në administratë publike, krimi/dhunimet, kontratat e negociume/korrupsioni, arrestimet në rastin Brezovica/lidhjet me VV-në, nepotizimi në punësime – asnjëherë deri me tani nuk janë marrë parasysh rekomandimet e kompanisë britaneze për punësime në pozita të larta etj’’, ka shkruar në Facebook, Bajrami./IndeksOnline/