75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Këta janë futbollistët që do ti mungojnë Ballkanit kundër Sivassporit

Skuadra e Ballkanit neser do të zhvilloj ndeshjen e radhës në kadër të Conference League.

Kampioni i Kosovës do të jetë nikoqir i skuadrës turke Sivasspor, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka njoftuar se për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në kapitenin Edvin Kuc dhe futbollistin Veton Tusha.

“Nesër Edvin Kuç nuk do të jetë i gatshëm. Kemi shumë nevojë për prezencën e kapitenit po që nuk do ta sakrifikojmë sepse ka dy apo tre ditë që ka filluar vrapimet e diferencuara dhe nuk ka bërë asnjë seancë stërvitore me grupin. Gjithsesi do të jetë në pankinë si forcë morale por besoj që 99 përqind nuk do të jetë në fushën e lojës. Një tjetër munges për këtë ndeshje është ede ajo e futbollistit Tusha.”, deklaroi Daja./IndeksOnline/