Interin e pret ”ferri” sonte në ”Camp Nou”

Barcelona sonte është nikoqir i skuadrës së Interit në Champions League.
Në ndeshjen e fundit në stadiumin ”Giuseppe Meazza”, zikaltërit fituan me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Një javë pas, ende flitet për vendimet e gjyqtarit të asaj ndeshje ku anuloi një gol të Barcelonës dhe nuk akordoi edhe një penallti.
Katalanasit të irrituar nga ato vendime, kanë vendosur të mbeshtesin fuqishëm skuadrën e tyre për ndeshjen kthyese.
Interin sonte do ta pret ”ferri” në stadiumin ”Camp Nou”, pasi do të jenë të pranishëm mbi 96 mijë tifozë.
Barcelona dhe Inter do të luftojnë deri në fund për pozitën e dytë e cila i kualifikon për fazën e eliminimit direkt, pasi që vendi i parë me shumë gjasë do të jetë i zënë nga skuadra e Bayern Munchen./Indeksonline/