75 Mall Live Search
20:13 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

Raporti i KE/ Kica-Xhelili kërkon që Qeveria të mos e penalizojë RTK-në me buxhet të reduktuar

Raporti për Kosovën i KE vlerëson lartë RTK-në dhe bordin e ri. Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili thotë se kjo konfirmohet si rast suksesi në Kosovë.

Ndërkohë deputetja shpreson nga Qeveria që të mos e penalizojë me buxhet të reduktuar.

“Bordi i ri i RTK konfirmohet si rast suksesi në Kosovë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian. Ky proces, i lavdëruar nga shumë akterë vendorë e ndërkombëtarë, është ndër proceset për të cilat ndjehem plotësisht e përmbushur karshi transparencës dhe meritokracisë në procesin përzgjedhës. Shpresoj që në këtë rrugëtim të kthimit të dinjitetit të RTK, kjo e fundit të mos penalizohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës me buxhet të reduktuar në kohën kur e kemi mundësinë e artë (për të mos thënë të vetme) të kthimit të RTK te qytetari i Republikës së Kosovës. Qëndroj e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave për rregullimin e mediave, duke ia respektuar gjithmonë pavarësinë”, thotë ajo./Indeksonline/