75 Mall Live Search
22:41 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / AR

A e mori shtëpinë pas daljes nga BBV? Arjola jep përgjigjen e papritur

Premtimi i athershëm në Big Brother bëri mjaft përshtypje.

Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Arjola Demiri ka qenë e ftuar sot në Top Albania Radio. Sezoni i ri në “Portokalli” ka nisur por ne Arjolën e kemi njohur në të gjitha dimensionet pak muaj më parë. Pas eksperincës në “Big Brother” a arriti ajo që me të vërtetë ta merrte shtëpinë e re?

E para nuk kam dashur të flas sepse ka pasur shumë zëra. Nuk flitej për asgjë tjetër përveç shtëpisë, fillojë të më torturonte kjo gjë. Edhe pa e marrë kontratën kam thënë që e kam marrë sepse nuk ka pasur vend për të dyshuar. Përtej nesh ka pasur me mijëra mesazhe në lidhje me shtëpinë. Tani shtëpia është në ndërtim e kam thënë edhe kontratën e kam firmosur tashmë. Pres vetëm t’i vendoset një derë dhe të marr çelësat. 

Ajo ka shtuar gjithashtu se;

Në fakt e kam evituar pjesën që të flas për “Big Brother”, kam evituar edhe shumë intervista sepse ajo ishte një eksperiencë në ato kushte dhe rrethanat ishin ato që ishin brenda dhe kur del jshtë më pas është e kotë të analizosh dhe të thuash që do ta kisha bërë këtë apo atë. Një gjë është e sigurtë, pas analizës që unë kam bërë për të gjithë atë që ndodhi aty sigurisht që kam pasur edhe unë disa gabime të mijat në sjellje dhe jam munduar t’i rikuperoj me ata njerëz, që jo se u kam hyrë në hak.