75 Mall Live Search
13:51 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / AR

Sali Berisha hap llogari në “TikTok”, poston videon e parë

Kryetari aktual i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka hapur llogari në një platformë tjetër. Tani ai është tiktokeri më i ri.

Këtë rrjet e ka marr me seriozitet ku ka shpërndarë edhe një video teksa ka treguar që i pëlqen rrjetet sociale.

“Mirëdita, një përshëndetje nga kanali im Tiktok. Jam entuziast se nga sot po filloj një komunikim me ju përmes këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. E vërteta është se ka qenë një pasion dhe do të mbetet gjithnjë, teknologjia”, tha ai ndër të tjerash.

Brenda pak minutave pas hapjes së llogarisë ai mori mbi 300 ndjekës./Indeksonline/