75 Mall Live Search
14:13 / E Enjte, 13 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Këto janë skuadrat që siguruan kualifikimin në rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

Gjatë kësaj mes jave janë zhvilluar ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës.

Në këtë rreth janë paraqitur dhjetë skuadra nga Liga e Dytë dhe e Tretë.

Kalimin në rrethin e ardhshëm e kanë siguruar KEK-u, Opoja, Prizreni, Behar dhe Shkëndija.

Rezultatet:

Sharri – KEK-u 1:2

Arbana – Opoja 1:3

Kosova VR – Prizreni 2:3

Fortuna 2022 – Behar 2:2 (4:5 pas penalltive)

Shkëndija – Vitia 3:0.