Pamje të jashtëzakonshme të FSK-së në stërvitje

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës ka bërë publike pamje të jashtëzakonshme të FSK-së.
Pamje janë bërë nga stërvitjet e FSK-së me skenarin “Kompania në sulm”.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se FSK po marshon me hapa të sigurtë drejtë plotësimit të detyrave dhe misioni të saj.
Njoftimi i plotë:
“Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në stërvitjen fushore me qitje operacionale me skenarin “Kompania në sulm”.
Forca e Sigurisë së Kosovës marshon me hapa të sigurtë drejtë arritjes së aftësive dhe kapaciteteve të plota për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.