75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 14 Tetor 2022 / A. M.

Rrjeti i Grave të Kosovës falënderon dhe mirëpret rezolutën e LDK-së të dorëzuar sot në Kuvend

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka mirëpritur dhe falënderuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për dërgimin e Rezolutës për parandalimin e veprave penale; ngacmim dhe integritet seksual në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Rastet e dhunës me bazë gjinore duhet të trajtohen me prioritet dhe seriozitet të plotë nga institucionet e drejtësisë andaj RrGK mirëpret iniciativat e tilla, të cilat ndihmojnë dhe lehtësojnë proceset nëpër të cilat gratë dhe vajzat kalojnë kur raportojnë dhunën me bazë gjinore, gjegjësisht dhunën seksuale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Indeksonline raportoi me dokument rezolutën e LDK-së.