Dalja e parë në tapetin e kuq si çift i martuar, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck shkëlqejnë së bashku

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u shfaqën për herë të parë në tapetin e kuq si dy të martuar.
Ata udhëhoqën paradën në eventin e mbushur me yje të Ralph Lauren “Pranverë 2023” në San Marino, Kaliforni.
JLo veshi një fustan të zi me vija, i cili ia vinte në pah dekoltenë, teksa e përshtati pamjen me një palë taka të zeza Christian Louboutin dhe një kapelë kauboji.
Affleck ishte veshur me një xhaketë leshi dhe me pantallona të ngushta dhe një këmishë i gjithi në të zeza.

