Wilder rikthehet në ring, fiton në raundin e parë (VIDEO)

Deontay Wilder u rikthye në ring pas një viti dhe mposhti në raundin e parë finlandezin Robert Helenius.
Për boksierin amerikan ishte meçi i 46-të në karrierë, fitorja e 43-të dhe e 42-ta me nokaut. Në Barclays Center të New Yorkut, ai zgjidhi gjithçka në më pak se tre minuta.
Wilder me një grusht të drejtpërdrejtë në fytyrë e dërgoi në dysheme finlandezin. Arbitri filloi të numëronte mbrapsht, por duke parë që finlandez ishte shtrirë i palëvizur, ai vetëm bëri me dorë se lufta kishte përfunduar.
Ja momenti: